Botë
Covid-19, 3 viktima dhe 48 raste të reja në Kosovë
28.09.2020 20:15
Tri viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan sot në Kosovë...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 mostrave.
Instituti po ashtu raportoi se në 24-orëshin paraprak u shëruan 142 pacientë nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520. Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar. Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1,475.
