Maqedoni

Janullovska dërgohet në burg: VMRO DPMNE për Jankullovsën, viktimë e përplasjeve politike

28.09.2020 20:37

Ish Ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankullovska në orët e pasditës...

Ish Ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankullovska në orët e pasditës është dërguar në burgun e Idrizovës,konfirmojnë nga MPB, pasiqë është vepruar sipas aktit urdhërues dhe duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme.

Jankullovska filloi të mbajë dënimin katërvjecar me burgim për rastin Tanku i cili ka të bëjë me furnizimin me mercedesin e blinduar në vlerë prej 600 mijë euro.Jankullovska ishte e akuzuar dhe më pas e dënuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit për shkak se ka urdhëruar ndihmësin e saj Gjoko Popovski të kurdis tenderin sipas urdhërit të Kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Ky rast ishte nën udhëheqjen e Gjykatëses Dobrilla Kacarska e cila dënoi edhe Gruevskin i cili gjindert në Hungari si dhe ndihmësin Gjoko Popovski i cili veçmë po vuan dënimin me burg.

Në muajin mars të këtij viti gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve e anuloi mbajtjen e dënimit me burgim për Jankullovskën sepse foshnja e saj ishte më e vogël se 1 vjeç. Pas dërgimit të Jankullovkës në burg reagoi VMRO DPMNE.

Sipas VMRO së Jankullovska është viktimë e qërimit të hesapeve politike dhe do mbajë dënim me burg për veturë që siç thonë nga kjo parti tani e vozit dhe shfrytëzon vet Kryeministri Zoran Zaev.

FLUTURA LATIFI