Maqedoni

Parshikimi i motit

29.09.2020 09:02

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Në disa vende reshjet do të jetë me reshje të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 25 gradë celcius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, erë të kohëpaskohshme të përforcuar jugore, Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe kushte për reshje të shiut. Temperaturat do të arrijnë deri në 23 gradë celcius.