Botë

Covid 19 në botë, kalon një milion numri global i viktimave

29.09.2020 11:01

Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi korona ka kaluar një milion...

Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi korona ka kaluar një milion, derisa vendet në të gjithë botën përballen me shkallë në rritje të infektimit dhe shqetësime për një valë të dytë.
 
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shifra kapërceu një milion pasi numri i viktimave në Indi u rrit mbi 95,500. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një video-mesazhi tha se ky është një moment i pikëllueshëm historik, dhe se dhimbja është shumëfishuar nga egërsia e kësaj sëmundjeje".
 
Përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive vazhdojnë, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të arrijë në dy milionë, përpara se vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.Ky zhvillim vjen gati dhjetë muaj pasi lajmet për koronavirusin kanë filluar të dalin nga Vuhani i Kinës.Virusi, që atëherë, është përhapur në 188 vende të botës, duke infektuar mbi 32 milionë njerëz. Izolimi dhe masat e tjera për ta frenuar atë i kanë futur shumë ekonomi në recesion. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të viktimave në botë: rreth 205,000; pas tyre vjen Brazili me mbi 141,700 dhe India me mbi 95,500.