Botë

Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

29.09.2020 13:33

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste...

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirus, theksuan sot zyrtarët.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 307.288.
 
Me 37 viktima tjera, numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 5.381.
 
Gjithsej 252.665 pacientë janë shëruar.
 
Virusi vdekjeprurës po ashtu u përhap në policinë filipineze pasi 61 policë tjerë rezultuan pozitivë për COVID-19. Me këtë, infeksionet në forcën e policisë janë rritur në 5.812, sipas mediave të drejtuara nga shteti
 
Deri më tani, 17 policë kanë vdekur për shkak të COVID-19, ndërsa 4.610 janë shëruar./Top Channel