Maqedoni
Shkup, hapet vendparkimi i parë për biçikleta
29.09.2020 15:13
Zyrtarisht hapet parkingu për biçikleta “Veloshtad”, si pjesë e Qendrës së Transportit në Shkup....

Zyrtarisht hapet parkingu për biçikleta “Veloshtad”, si pjesë e Qendrës së Transportit në Shkup. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, dhe euroambasadori, Dejvid Gir, doli me porosi për shkupjanët, që ta shfrytëzojnë biçikletën e tyre për t’i ikur komunikacionit të dendur në qytet.
“Këtu ne përherë të parë po hapim një vend ku çiklistët do të jenë të sigurt, ku kemi gardëroba për çiklistët. Ne kemi zgjedhur Qendrën e Transportit, sepse dikush mund ta lë biçikletën e tij këtu dhe të vazhdojë me transportin publik ose me tren dhe të vazhdojë për tek destinacionet e tij dhe përsëri mund të kthehet i sigurt në mënyrë që të kombinojmë lëvizjen urbane të qytetit tonë.”,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Unë e mirëpres idenë që Qyteti i Shkupit do të vazhdojë që të promovojë çiklizmin. Gjithashtu mësova se numri i çiklistëve në Shkup është zmadhuar në mënyrë impresive gjatë kohës së Koronës, mirëpo gjithashtu dëgjova se edhe disa pjesë të Qytetit të Shkupit akoma kanë mungesë të infrastrukturës së duhur, ashtu edhe vet udhëtari i qytetit të Shkupit.”,- u shpreh euroambasadori, Dejvid Gir.
Vendparkimi i biçikletave, krahas sigurisë për biçikleta, përfshin edhe gardërobë për veshje, kabina për parkim afatgjatë të biçikletave, dhe ujë të pijshëm.
SEDAT SELIMI
