Shqiptarja nga Gostivari shpallet mjekja më e mirë në Slloveni, dekorohet nga presidenti Pahor
Mjekja gjinekologe shqiptare me origjinë nga Gostivari, Hatije Ismaili....

Mjekja gjinekologe shqiptare me origjinë nga Gostivari, Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.
Këtë dekoratë mjekja shqiptare e ka marrë falë suksesit të saj në punë gjatë pandemisë, raportojnë mediat sllovene.
Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën “Ismail Qemali”, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.
Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, për të vijuar më pas studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë.
Pas disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në “Novo Mesto” të Sllovenisë, edhe atë me shumë sukses.
