Shtip, Boçvarski: Së shpejti fillon ndërtimi i pendës

29.09.2020 16:35

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nënshkroi tenderin....

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nënshkroi tenderin për përzgjedhje të ofertuesit më të volitshëm për ndërtimin e pendës në lumit Otinje në Shtip.

Bëhet fjalë për pendë në lartësi prej 34 metra, e cila do të jetë e dedikuar për ujë teknologjik për nevoja të qytetit, për mbrojtje nga përmbytjet, kurse në fazën e dytë edhe për prodhim të energjisë elektrike. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pret që deri në fund të vitit të fillojë ndërtimi.

“Vlera investuese e llogaritur për ndërtim të këtij objekti është 460 milion denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Afati për ndërtim është planifikuar të jetë rreth 30 muaj kalendarik. Me projektin është planifikuar të ndërtohet pendë me lartësi prej 34 metrave, vendndodhja e pendës është në afërsi të qytetit.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Nënkryetari i Shtipit, Jane Millanov, tha se beneficionet nga ndërtimi i pendës janë si në rregullimin e rrjedhës së lumit Otinja, ndryshim të mikro-klimës po ashtu edhe për ujitje. (Ersan Pajaziti, TVM2)