Ekonomi
Biznes forum midis Maqedonisë dhe Austrisë
05.11.2014 09:14
Në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Austrisë sot në Shkup do të mbahet Biznes forum në të cilin do të marrin pjesë kompani nga Austria...

Do të marrin pjesë kompani nga ndërtimtaria dhe infrastruktura, ujë të pijshëm, ujëra të zeza, ujitje, tharje, ujëra atmosferike, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, posaçërisht vendosje të sistemeve të sigurisë, barriera për mbrojtje nga zhurma dhe shenja komuniknacioni, sisteme për sinjalizim dhe automatizim për hekurudha, sanim të infrastrukturës rrugore, mbrojtje të ora në mënyrë inovative dhe të tjera.
Në forum do të kenë fjalim Gerhard Shlatël, atashe tregtar në Sektorin tregtar pranë Ambasadës së Austrisë në Maqedoni dhe Jelisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
