Maqedoni
Kundërshtarët e shtrenjtimit të rrymës takuan koordinatorët e BDI-së dhe ASh-Alternativa-s
29.09.2020 19:58
Organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë takuar koordinatorin...

Organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë takuar koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhitin, dhe atë të koalicionit opozitar ASH-Alternativa, Skender Rexhepi, nga të cilët, siç thotë njëri nga pjesëmarrësit në takim, Krenar Osmani, kanë marrë mbështetje për kërkesat e tyre.
Ai po ashtu ka thënë se në momentin e fundit është anuluar takimi me koordinatorin e LSDM-së, ndërsa ka paralajmëruar se edhe këtë të premte do të vazhdojnë protestat.
