Qeveria vendos unifikim të orarit të punës për administratën

30.09.2020 11:59

Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e sotme...

Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e sotme vendosi unifikimin e punës për administratën publike.

Kështu, nga 1 tetori orari i punës për të gjithë administratën në të gjithë vendin do të jetë prej orës 08:00 – 16:00.

Me këtë rregullore të re të qeverisë merr fund edhe sistemi me orare të ndryshme pune në administratë.