Maqedoni
Prezantim i studimeve për efektet nga ndryshimet klimatike në bujqësi
05.11.2014 09:38
Projekti i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike sot do të prezantojë studime të cilat janë të përqëndruara...

Projekti i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike sot do të prezantojë studime të cilat janë të përqëndruara në efektet e ndryshimeve klimatike ndaj sektorit bujqësor të Maqedonisë dhe të ndikimit të tyre negativ ndaj blegtorisë.
Qëllimi i të dy studimeve është që t'i edukojnë të gjitha palët e rrezikuara për efektet e pritura nga ndryshimet klimatike ndaj kulturave bujqësore dhe prodhimtarisë animale dhe ta theksojnë nevojën për ndërmarrje të masave urgjente për aftësim. Studimet do të sigurojnë informata të dobishme për iniciativat e ardhshme për adaptim në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe do të shërbejnë si dokument relevant në krijimin e politikave të lidhura me ndryshimet klimatike.
Projekti trevjeçar i USAID-it për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, filloi të realizohet në prill të vitit 2012, nga ana e Rrjetit për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë. Qëllimi i projektit është që t'u ndihmojë bujqëve të adaptohen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ta ruajnë nivelin e të hyrave përmes uljes së dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet në mjedisin jetësor.
Aktivitetet projektuese janë të përqëndruara në zonën mesdhetare, duke e përfshirë rajonin e Vardarit me isa pjesë nga rajonet e pasura bujqësore të Strumicës dhe Gjevgjelisë të cilat janë nën ndikim të madh nga ndryshimet klimatike.
