Maqedoni
Milevski prezanton prioritetet, premton zhvillim të barabartë rajonal
30.09.2020 15:30
Përmirësimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale, zbatimi më i qëndrueshëm i politikave të zhvillimit rajonal....

Përmirësimi i sistemit të vetëqeverisjes lokale, zbatimi më i qëndrueshëm i politikave të zhvillimit rajonal dhe menaxhimi më efikas i fondeve IPA të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar janë prioritete 4 vjeçare të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski. Premton zhvillim të barabartë rajonal të të gjitha zonave.
“Do të zvogëlojmë dallimet, por gjithashtu do të rrisim përparësitë konkurruese të secilit rajon planifikues. Kjo nënkupton respektimin e vazhdueshëm të nivelit të zhvillimit të rajoneve të planifikimit në rishpërndarjen e fondeve për investime kapitale nga të gjitha ministritë.”,- tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
Listat e hapura për këshillat komunalë, Milevski: Të zgjedhim më të mirët për qytetarët
Milevski njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë janë duke tentuar që të vendosin për lista të hapura të këshilltarëve të cilat do t'i japin një stimul tjetër llogaridhënies dhe kontrollit më të madh nga qytetarët.
“Zgjedhja e këshilltarëve do të jetë nga qytetarët dhe do të punojnë për qytetarët. Presim që këto procese të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm dhe shpresoj që mandati i ri i këshilltarëve në 2021, por praktikisht me buxhetin nga 2022 ata do të fillojnë të punojnë me kompetencat e reja, e gjithë kjo që po punojmë për decentralizimin do ta bëjmë në periudhën deri në zgjedhjet lokale.”,- tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
Në Shtip dhe Pllasnicë pritet që deri në fund të vitit të zgjidhen kryetarët e këtyre dy komunave, por Milevski propozon që këto zgjedhje të mbahen më herët. Nga KSHZ thonë se teknikisht janë gati, por ligjërisht ka dilema se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme komunale.
GAZMEND REXHEPI
