Maqedoni
Rasti "Target - Fortesa", të dëmtuarit: Kush dha leje të përgjohemi?
30.09.2020 16:29
Seanca gjyqësore për përgjimet e paligjshme “Target- Fortesa” u zhvillua me dëgjimin e dëshmitarëve të dëmtuar....

Seanca gjyqësore për përgjimet e paligjshme “Target- Fortesa” u zhvillua me dëgjimin e dëshmitarëve të dëmtuar. Në karrigen e dëshmitarëve ishte edhe ish shefi i policisë sekrete, Slobodan Bogoevski, i cili në kohën kur është përgjuar, punonte në një kompani private. Paralajmërimet e para se përgjohet i ka marrë nga ish kolegët në vitin 2009.
“Kjo është një nga lëndët kruciale të PSP-së që të kuptohet se pse shteti të organizojë ndjekje të dhunshme të komunikimeve. Ky është sistem i shtetit që ka ndjekur ndjekje joligjore të komunikimeve të motivuara nga krimi, politika, qëllime ekonomike etj.”,- u shpreh ish shefi i DSK-së, Slobodan Bogoevski.
Në listën e përgjimeve është edhe drejtori i Bankës Komerciale, Hari Kostov. Ai dyshon se përgjimi mund të ketë dëmtuar klientë të bankës.
“Kur marrin pjesë në ankand, ai që i përgjon bisedat e di se për çfarë shumë të garancisë bëhet fjalë dhe kështu të japë ofertë më konkurruese.”,- u shpreh drejtori gjeneral i Bankës Komerciale, Hari Kostov.
Avokati, Zvonko Davidoviq, theksoi se telefoni i është përgjuar edhe pas mbarimit të urdhrit gjyqësor për rastin “Likuidimi”.
“Nuk mund të jetë ligjor përgjimi nëse nuk keni kryer vepër penale dhe nuk jeni të akuzuar për asgjë.”,- theksoi avokati, Zvonko Davidoviq.
Kjo është seanca e parë ku ish ministrja e brendshme, Jankullovska, u soll me pranga në gjykatë. Për përgjimet e paligjshme gjatë vitit 2008-2015 akuzohen Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe të punësuar tjerë në DSK.
FLORIJE BELULI KAMBERI
