Maqedoni

Gati nisja e vitit të ri shkollor, masat mbrojtëse gjatë mësimit me prani fizike

30.09.2020 16:53

Shkollat hapin dyert këtë të enjte për nxënësit nga klasa e parë deri në të treten dhe për klasat e larta...

Shkollat hapin dyert këtë të enjte për nxënësit nga klasa e parë deri në të treten dhe për klasat e larta aty ku ka kushte për respektimin e protokolleve. E për të hyrë në shkollë duhet respektuar disa rregulla. 
 
Patjetër duhet vënë maskë, duhen dezinfektuar këmbët e duart, të matet temperatura, maska duhet mbajtur gjatë gjithë kohës.
 
Xhoni: Janë bërë përgatitjet sipas protokolleve
 
Shkolla Fillore “Kongresi i Manastirit” është gati për mësimin me prani fizike, por edhe për mësimin online. 
 
“Janë bërë të gjitha përgatitjet për prezencë fizike, janë ndarë klasat, kemi numër të madh të nxënësve. Arsimtarët do të vijnë në dy grupe, kështu që mësimi do të zhvillohet pa problem.”,- theksoi drejtori i Sh. F.“Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni.
 
Nëse ndonjë nga nxënësit ka temperaturë gjatë mësimit fizik, ai do të izolohet në një hapësirë të veçantë derisa të vijnë prindërit ta marrin. Për çdo rast pozitiv me Covid-19, duhet të informohet shërbimi epidemiologjik në QSHP, i cili duhet të bëjë urgjentisht anketë me nxënësit dhe mësimdhënësit për të vlerësuar shkallën e rrezikut në bazë të kontakteve.
 
REJHANE BUSHI METAJ