Maqedoni

Tryezë e rrumbullakët për zbatimin e teknologjisë asistive në arsim

05.11.2014 10:02

"Zbatim i teknologjisë asistive në arsimin e rregullt fillor dhe të mesëm" është tema e tryezës së rrumbullakët që do të mbahet sot në Shkup...

"Zbatim i teknologjisë asistive në arsimin e rregullt fillor dhe të mesëm" është tema e tryezës së rrumbullakët që do të mbahet sot në Shkup në organizim të projektit të USAID-it e-arsim i qasshëm të cilën e zbaton shoqata "Hapni dritaret".
 
Në tryezën e rrumbullakët do të prezantohen përvojat dhe praktikat nga zbatimi i teknologjisë asistive në tetë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme në Shkup. Diskutimi do të mundësojë këmbim të informatave dhe përvojave mes shkollave partnere për zbatimin e teknologjisë asistive në arsimim. Njëkohësisht, opinioni i përgjithshëm dhe profesional do të marrin informata për përparimin e nxënësve me pengesa të cilët përdorin hardver dhe softver të adaptuar për qasje në kompjutor dhe internet.
 
 Në tryezën e rrumbullakët janë ftuar edhe përfaqësues të institucioneve arsimore lokale, prindër të nxënësme me pengesa dhe organizata qytetare.
 
Projekti i USAID-it për e-arsim i qasshëm ka për qëllim ta përmirësoj cilësinë e arsimimit për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e rregullta fillore dhe të mesme përmes promovimit të teknologjisë asistive në arsimim.