Maqedoni
Covid-19, 2 viktima, 193 të infektuar e 158 të shëruar
30.09.2020 18:23
193 raste të reja me virusin Korona janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga 1.697 testime të realizuara...

Kryeson Shkupi me 77 raste, në Tetovë ka 16 raste, në Prilep - 11, Koçan - 10, ndërsa në 18 qytete tjera janë regjistruar më pak se dhjetë raste.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup ka lindur një foshnje, që në testin e parë ka rezultuar të jetë pozitiv me Covid-19.
Por, për t’u konfirmuar një gjë e tillë nevojitet të priten rezultatet e testimit të dytë. ISHP ka regjistruar edhe 158 të shëruar nga Covid.
Fatkeqësisht betejën me Sars Cov 2 e kanë humbur dy pacientë, një 54 vjeçar nga Velesi dhe një 80 vjeçar nga Prilepi.
