Shpallja e gjendjeve të jashtëzakonshme, Pendarovski: U sollën me konsensus politik
Kabineti i presidentit Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së...

Kabineti i presidentit Pendarovski ka reaguar pas paralajmërimit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë për konfirmimin e pesë vendimeve për shpalljen e gjendjeve të jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Presidenti Pendarovski vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i ka sjellë në përputhje me Kushtetutën, bazuar në propozime të arsyetuara nga Qeveria për gjendjen faktike derisa Kuvendi ishte i shpërbërë. Përveç kësaj, në mënyre shtesë janë mbajtur seanca të Këshillit për Siguri, ndërsa në dy raste edhe takime me kryetarët e partive politike të cilët në mënyrë të pavarur kanë fituar mandatet në zgjedhjet e fundit parlamentare, takime në të cilat u arrit një konsensus politik për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe Gjykata Kushtetuese konfirmoi kushtetutshmërinë e vendimeve të marra nga presidenti Pendarovski, ndërsa konfirmimi i vendimeve për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme është në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”,- thuhet në përgjigjen me shkrim nga kabineti i Pendarovskit.
