Botë

Covid-19, 3 viktima në Shqipëri, asnjë në Kosovë

30.09.2020 19:40

Tri viktima dhe 131 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri...

Janë shëruar edhe 115 të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që na fillimi i pandemisë. 
 
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 47 vjeçar nga Shkodra, një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.”,- tha Mirela Cami nga  Instituti i Shëndetit Publik.
 
Gjatë 24 orëve, në Kosovë për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi Korona. Janë konfirmuar vetëm 46 raste të reja infektimi, janë shëruar edhe 62 pacientë.
 
Në rajon, ndërkohë, Greqia kryeson me numrin e të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 416 raste të reja dhe pesë persona kanë humbur betejën me Covid-19. 
 
Shifra të njëjta viktimash vijnë edhe nga Kroacia, 5 të vdekur dhe 213 raste të reja në 24 orët e fundit. Në Botë, SHBA-të kryesojnë me numrin e viktimave dhe të infektuarve teksa me shqetësim shihet situate në Indi, Brazil, Rusi, Kolumbi, Peru, Spanjë e Meksikë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU