Maqedoni

Berlin, Poposki në konferencë ministrore për EJL-në

05.11.2014 12:15

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, me ftesë të shefave të diplomacive gjermane dhe britanike...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, me ftesë të shefave të diplomacive gjermane dhe britanike, Frank-Valter Shtajnmajer dhe Filip Hamond, sot do të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë të Ministrave të Punëve të Jashtme nga Evropa Juglindore, e cila mbahet në organizim të Institutit me renome gjermano-amerikan "Aspen" në Berlin. 
 
Siç njoftoi MPJ-ja, Konferenca Ministrore është tematikisht e përqendruar në procesin e zgjerimit të BE-së, reformat dhe bashkëpunimin rajonal. Pritet që të diskutohet edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore, si parakushte të rëndësishme për më shumë investime, rritje ekonomike dhe zhvillim të Ballkanit.
 
Qëndrimin në Berlin, shefi i Diplomacisë së Maqedonisë do ta shfrytëzojë edhe për takime të ndara me deputetë gjermanë.