Maqedoni
Carovska: Filloi viti i ri shkollor 2020-2021
01.10.2020 10:02
Me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, për 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore...

Me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, për 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nisi viti i ri shkollor. Shkollat hapën dyert për 19 mijë nxënës të klasave të para dhe për ata të klasave të dyta e të treta. Në banka u ulën edhe një pjesë e nxënësve nga shkollat që treguan se mund të sigurojnë protokolle mbrojtëse për nxënësit. Të tjerët mësimin do ta ndjekin online dhe si alternativë, edhe përmes programit Eduino që çdo ditë shkolle emetohet në shqip në TVM2 dhe në maqedonisht në TVM5.
“Në shtetin tonë sot më një nëntor filloi viti shkollor 2020-2021 më shumë se 600 shkolla filluan me prani fizike, kanë leje sepse pjesa më e madhe e tyre janë shkolla rajonale të vogla. Në pjesën tjetër filloi mësimi online.”,- tha ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Zaev: viti shkollor nisi në kushte pandemie
“Ky vit shkollor nuk ngjan në asnjërën nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë nga virusi Korona këtë vit edhe në shkolla do të implementohen masa për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe arsimtarëve. Të gjithë duhet të jemi solidarë dhe të dëshmojmë mirëkuptim në tërë këtë proces.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Platforma kombëtare për mësim në distancë ende shfaq problem, por autoritet thonë se mangësitë do të detektohen e rregullohen dhe sistemi do të jetë tërësisht funksional edhe përkundër stërngarkimit.
“Në pjesën më të madhe të shkollave ka filluar mësimi online, disa shkolla po pajisen me internet, kjo është çështje infrastrukturore për të cilën kryetarët e komunave kanë punuar me përkushtim në këto katër javë dhe kanë siguruar pajisje teknike.”,- u shpreh ministrja e Arsimit, Milla Carrovska.
Sa i përket zgjidhjes për 40 mijë nxënësit të cilët nuk kanë pajisje për të ndjekur mësimin online, kryeministri me përgjigje.
“Nuk është lehtë as për prindërit as për fëmijët, por edhe vetë sistemi po organizohet ashtu siç mundet. Duhet ta dini se procedura për furnizim me 40 mijë kompjuter me të gjitha detajet brenda, sipas përvojës zgjat diku deri në muajin prill. Kjo nuk është e lehtë, prandaj një pjesë e madhe nëpër shkolla po jepen donacion që t’i kenë vet shkollat ndërsa po krijohen mundësi teknike që të ketë materiale të incizuara për fëmijët, që në familjet ku ka më shumë fëmijë të ketë proces adekuat mësimor. Ndërsa në periudhën e ardhshme do të bëjmë ekipimin dhe sigurimin e kompjuterëve dhe mjeteve teknike.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Këto komente Zaev dhe Carovska i bënë në Shkollën “Janko Menski” të komunës së Karposhit, ku ndoqën fillimin e vitit të ri shkollor. Mësimi ka filluar edhe në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” të komunës së Çairit, ku fëmijët e anketuar u shprehën të lumtur për fillimin e vitit shkollor.
- “Jem e lumtur që filloi viti shkollor.”,- u shpreh një nxënës.
- “E dua shumë shkollën, jam e lumtur.”,- theksoi një nxënës.
Rreth 600 shkolla fillore dhe të mesme morën leje për të filluar mësimin me praninë e nxënësve, ndërsa aplikuan mbi 860 shkolla. Miratimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive do të azhurnohen çdo muaj në varësi të situatës epidemiologjike.
GYLTENE SINANI
