Botë
Izraeli, “Amnesty International” ka injoruar krimet e Hamasit
05.11.2014 12:23
Ministria e Jashtme e Izraelit ka refuzuar konkluzionet e raportit të fundit të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”...

Ministria e Jashtme e Izraelit ka refuzuar konkluzionet e raportit të fundit të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”, e cila akuzon këtë vend për krime lufte në konfliktin gjatë verës në Rripin e Gazës. Zyrtarë të Izraelit thonë se AI “ka injoruar dokumentet e krimeve të kryera nga Hamasi”.
“Amnesty International” me bazë në Londër, përmes një raporti të lëshuar sot thuhet se Izraeli është treguar “indiferent” ndaj sulmeve në zonat e populluara në Gaza, me ç’rast janë vrarë me dhjetëra civilë. Në fillim të korrikut, Izraeli ka filluar një ofensivë kundër Gazës, në përgjigje të sulmeve me raketa në qytetet e Izraelit nga ana e sundimtarëve të Gazës, Hamasi.
Më shumë se 2,100 palestinezë janë vrarë nga ky konflikt, përfshirë edhe civilë.
Izraeli, i cili ka humbur 66 ushtarë dhe 6 civilë, ka thënë se Hamasi ka përdorur civilët si mburoja njerëzore.
