Botë
Navalny: Pas helmimit tim qëndron Putin
01.10.2020 13:08
Opozitari rus, Alexei Navalny, ka akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin...

Opozitari rus, Alexei Navalny, ka akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin se ai qëndron pas helmimit të tij.
Në një intervistë dhënë për të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, Navalny është i bindur se prapa helmimit të tij qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.
“Pohoj se Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur, ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni, pasi agjenti nervor ka filluar të ketë efekt”, tha Navalny për “Der Spiegel”.
Navalny, është helmuar me datë 20 gusht, teksa po udhëtonte nga Siberia për në Moskë, ku pastaj ka qëndruar në spital për tri javë në gjendje kome. Dy ditë pas helmimit, Navalny është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij. Mirëpo, Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin. Pas shërimit, Navalny është liruar nga spitali në Berlin, por akoma është në Gjermani, ndërsa tha se do të kthehet në Rusi.
