Maqedoni
Kumanovë, nxënësit në protesta kundër mësimit online
01.10.2020 14:15
Nxënës të disa shkollave të mesme në Kumanovë organizuan marsh protestues....

Nxënës të disa shkollave të mesme në Kumanovë organizuan marsh protestues, për të kundërshtuar mësimin online. Ata kërkojnë që të aplikohet mënyra e mësimit të kombinuar.
“Ne si nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nuk jemi dakord të vazhdojmë me mësim online, me platformën e cila vazhdimisht ka problem me kyçjen, andaj edhe shumica e nxënësve nuk kanë kushte financiare. Me hapjen e kafeneve, klubeve të ndryshme, ku përderisa këto janë të hapura, duhet që MASh të marrë vendim që edhe shkollat të hapen në mënyrë të kombinuar apo me prezencë fizike.”,- tha nxënësja e SHMK “Sami Frashëri”, Marigona Sopi.
“Nuk jemi për prezencë fizike të plotë, por të jetë e kombinuar, prandaj shpresojmë në mirëkuptim, për këtë edhe në kohë pandemie po protestojmë.”,- theksoi nxënësja, Marigona Sopi.
Nxënësit paralajmëruan protesta edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
FATLUM AQIFI
