Botë
PDK-ja i thotë po, blloku nuk ia konfirmon takimin
05.11.2014 12:26
Presidentja, Atifete Jahjaga, nuk i ka marrë ende konfirmimet nga të gjithë liderët e partive përfaqësuese në kuvend, rreth nismës së saj për realizimin e një takimi të përbashkët...

Aktualisht, vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij që t'i përgjigjet ftesës së presidentes. Përderisa partitë e bllokut paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk po shprehin ndonjë interesim për këtë takim.
Ndërkohë, këshilltari politik dhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka vlerësuar se takimi i përbashkët i liderëve do të ishte në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike në vend.
Ndërsa nuk ka konfirmuar nëse Jahjaga do të thërrasë këtë takim gjatë kësaj jave, si vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, Vllahiu ka rikujtuar se kriza politike tashmë po rrezikon të shndërrohet edhe në krizë financiare e buxhetore.
