Maqedoni

Viti akademik në hapësirë të hapur, studentët të etur për dije, përkundër sfidave

01.10.2020 16:27

Në kushte pandemie edhe universitetet pritën studentët....

Në kushte pandemie edhe universitetet pritën studentët. Në shumë prej tyre ligjërata e parë u mbajt në hapësirë të hapur. Studentët janë të vetëdijshëm se nuk do jetë një vit i zakonshëm studimesh.
 
“Presim që gjithçka të shkojë ashtu si duhet. Shpresojmë të kemi një vit të mbarë.”,- tha studenti në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”- USHCM.
 
“Duhet të përballemi me situatën dhe do të mundohemi të shkojë siç është më mirë.”,- tha një student.  
 
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të lindësh duke parë rininë, entuziazmin, interesin dhe dëshirën për njohuri të reja.”,- deklaroi rektori i USHCM-së, Nikolla Jankullovski.
 
Presidenti Pendarovski porositi studentët të përshtaten me pandeminë e të mësojnë duke u përshtatur me teknologjitë e reja.
 
“Përdorni çdo moment për të fituar njohuri dhe aftësi të reja, për të fituar informacion dhe përvojë. Ndani dhe komunikoni, kur nuk mund ta bëni me prani fizike, përdorni teknologji të reja.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Në Fakultetin Juridik në USHCM këtë vit akademik ka vetëm 240 studentë. Ata janë gjenerata e parë e nëntëvjeçarëve, i takuan jo për faj të tyre brezit që nuk dha provimin e maturës shtetërore dhe tani janë gjenerata e parë në fakultet në kohë pandemie.
 
“Jeni gjenerata me numrin më të vogël të regjistruar në fakultetin tonë, kjo nuk duhet të zhgënjejë askënd, përkundrazi, do të thotë që punët dhe skandalet e shumta në vend nuk ju kanë dekurajuar.”,- theksoi dekani i F. J “Justiniani i Parë”- USHCM, Goran Koecevski.
 
Fakulteti i drejtësisë është një nga të parët e themeluar brenda USHCM-së në 1951. Në UT ndërkohë ligjëratat do të fillojnë nga e hëna.
 
REJHANE BUSHI METAJ