Maqedoni
Problemet e transportuesve gjatë pandemisë, Boçvarski: Subvencione për pagat, shtojmë lejet
01.10.2020 17:15
Transportuesit kanë pësuar shumë nga mbyllja për shkak të pandemisë...

Thonë se kanë vazhduar punën edhe gjatë pandemisë.
“Ne donim të theksonim rëndësinë e transportit rrugor, sepse në këtë periudhë, e cila ishte shumë e vështirë për të gjithë, ata nuk ndaluan dhe në një farë mënyre askush nga ne nuk ndjeu mungesën e asgjëje.”,- deklaroi sekretarja e përgjithshme e Makam-Trans, Biljana Muratovska.
Ata janë pjesë e pakos së katër të masave ekonomike, ku parashihet subvencionim për pagat.
“Sa më i madh të jetë rënia e të ardhurave të mbuluara nga kjo masë, aq më e madhe është mbështetja nga shteti për pagimin e pagave dhe ajo do të shkojë nga aktualja 14,500 deri në 21,776 denarë. Me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vlefshmëria e licencave do të zgjatet për një vit shtesë pa kompensim shtesë dhe kjo është shumë e rëndësishme për t’i ulur kostot.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Në dispozicion të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë siguruar 1440 licenca vjetore për automjetet me standardin euro 6 dhe 2280 licenca mujore për automjetet me standardin euro 5.
SEDAT SELIMI
