Maqedoni
Prindërit e nxënësve të Idrizovës: Shkolla askund, ku të mësojnë fëmijët tanë?
01.10.2020 17:33
Prindërit e nxënësve të Idrizovës që kanë mbaruar klasën e 6...

Prindërit e nxënësve të Idrizovës që kanë mbaruar klasën e 6, thonë se fëmijët e tyre nuk kanë ku ta ndjekin mësim këtë vit.
Shkolla e premtuar ende nuk ka filluar të ndërtohet, ndërsa komuna e Gazi Babës nuk iu përmbajt marrëveshjes. Rikujtojnë se ata të cilët nuk do ta respektojnë marrëveshjen, përgjigjen penalisht.
“Neni i 5 i kësaj marrëveshje thotë se nëse ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë nuk përfundon apo nuk është e gatshme shkolla për vitin shkollor 2020/2021, atëherë obligohet kryetari i komunës që nxënësit të cilët e kanë ndjekur mësimin e klasës së gjashtë në fshatin Ognjancë t’i kthejë në këtë shkollë që ta vazhdojnë klasën e shtatë dhe çdo gjeneratë tjetër e cila do të jetë klasa e gjashtë ta vazhdojë mësimin në Shkollën “Petar Petroviq” në Njegosh të Jurumlerit në gjuhën shqipe.”,- tha kryetari i Këshillit të Prindërve, Bajram Bejta.
Nga komuna ndërkohë sqarojnë se të gjithë fëmijët e klasës së 7 nga Idrizova janë regjistruar në Shkollën Fillore “Njegosh” dhe e ndjekin mësimin në shqip përmes platformës online.
GAZMEND KURTISHI
