Botë
Republikanët marrin kontrollin e senatit
05.11.2014 12:28
Në Shtetet e Bashkuara, republikanët kanë fituar garën për Senat në të paktën shtatë shtetet kryesore, të cilat kontrolloheshin deri më tani nga demokratët...

Ndërkohë, republikanët kanë ruajtur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, duke marrë kështu kontrollin e dy dhomave të Kongresit amerikan, për të parën herë që nga viti 2006.
Republikanët kanë fituar vende në Senat në shtetet Montana, Kolorado, Virxhinian Perëndimore, Dakotan e Jugut, Arkansan dhe Karolinan e Veriut dhe Iowan.
Analistët politik thonë se një kongres i kontrolluar nga shumica republikane do të jetë një vështirësi për presidentin amerikan, Barack Obama, gjatë dy viteve të tij të fundit në detyrë.
Të martën, votuesit amerikanë janë përcaktuar për 36 senatorë të 435 anëtarët e Dhomës Përfaqësuese dhe 36 guvernatorë të shteteve.
