Botë
Covid-19, Kosovë dy viktima, Shqipëria një
01.10.2020 18:51
Është regjistruar vetëm një viktimë dhe 157 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri...

Është regjistruar vetëm një viktimë dhe 157 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë shëruar edhe 230 të infektuar duke e çuar numrin e të shëruarve në 8077 që na fillimi i pandemisë.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.”,- deklaroi Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Është ulur bilanci i shifrave të koronavirusit në Kosovë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 43 raste pozitive. Pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve, fatkeqësisht për dallim prej ditëve të tjera që nuk kishte asnjë viktimë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima dhe kjo e ka çuar numrin e viktimave në 627.
Janë shëruar 123 pacientë dhe aktualisht janë 1359 raste aktive. Nga vendet e rajonit situata në Greqi vazhdon të jetë alarmante nga Covid-19 dhe kjo ka detyruar Qeverinë greke të zgjasë masat kufizuese duke mbajtur mbyllur kufirin edhe për 12 ditë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 34 milionë, ndërsa janë shënuar mbi 1 milion viktima.
FARIJE DAUTI BAKIJU
