Botë
U akuzua për mitmarrje, Margjeka akuzon shtetin për lidhje me krimin
01.10.2020 19:13
Gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka, me akuza të forta ndaj shtetit shqiptar...

Gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka, me akuza të forta ndaj shtetit shqiptar, pas akuzës se kishte marrë 6 mijë euro për të favorizuar ndryshimin e masës së sigurisë për një të pandehur.
Ajo i akuzoi autoritetet shtetërore për lidhje të ngushtë me krimin dhe drogën dhe se akuzat ndaj saj u stisën pasi nuk i dha mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.
“Po goditem politikisht. Ky shtet nuk bëhet. Në burg shkojnë vetëm ata që i dalin përballë shtetit. Turp të keni, shtet kriminal dhe mafioz!”,- deklaroi gjykatësja e shkarkuar, Mimoza Margjeka.
Gjatë seancës para Gjykatës Speciale u vendos që Mimoza Margjeka të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti i saj të qëndrojë në burg po për të njëjtën akuzë.
LULJETA NDOKA
