Maqedoni
Katër të lënduar në përleshjen në autobusin e NPK-së
05.11.2014 12:37
Dy grupe të personave të moshës mes 15 dhe 20 vjeç dje në orën 14 e 20 minuta janë përleshur në autobusin e NPK-së...

Dy grupe të personave të moshës mes 15 dhe 20 vjeç dje në orën 14 e 20 minuta janë përleshur në autobusin e NPK-së me numër 64 në bulvardin "Partizanski odredi" në Shkup. Nga përleshja lëndime trupore kanë marrë katër persona.
Policia bëri me dije se sulmuesit, fillimisht, kanë provokuar me fjalë të miturit dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.
Në polici denoncimi është bërë nga të miturit e sulmuar.
Sherri ka nisur në katin e dytë të autobusit, ndërsa sulmuesit kanë tentuar t’i zbresin poshtë duke i goditur madje edhe me rrip.
Të dëmtuarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Autobusi me numër 64 ka qarkulluar relacionin Qendra e transportit Shkup - fshati Nigishtan.
