Maqedoni
“Regjistrimi”, merret në pyetje lideri i BDI-së Ali Ahmeti
02.10.2020 10:30
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është marrë sot në pyetje për lëndën “Regjistrimi” ....

Edhe pse seana e pyetjeve u tha fillimisht se do të mbahet në orën 10, kreu integrist është paraqitur më herët në ish hapësirat e PSP-së me kërkesë të tij për hskak të oigimeve. Ai u mor për reth një orë në pyetje nga prokurorja Fatime Fetai.
Dyshimet në këtë lëndë janë se dy partnerët ekoalicionit në vitin 2011, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, kanë bërë marrëveshje për ndërprerje të regjistrimit të popullsisë. Sipas lëndës ka dyshime të bazuara se ata e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Lëndën “Regjistrimi” e ka hapur Prokuroria Speciale Publike, dhe tashmë që PSP nuk ekziston më lëndët, bashkë me prokurorët e tyre parësorë, janë transferuar në kompetenca të prokurorisë së rregullt.
