Maqedoni
“Target-Fortesa”, vazhdon gjykimi për aferën e përgjimeve
02.10.2020 10:44
Në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën për përgjimin...

Në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën për përgjimin, e njohur në opinion si “Target-Fortesa”.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga prokuroria. Në seancën paraprake, dëshmitë e tyre i dhanë dëshmitarët që kanë qenë cak i ndjekjes ilegale të komunikimeve. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe disa të punësuar në ish-DSK-në. Ata akuzohen për përgjim ilegal të mbi katër mijë numrave të telefonave, në periudhën mes viteve 2008 dhe 2015. Gjykimi rreth lëndës “Target-Fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017.
