Maqedoni

Kuponat 6 000 denarë për studentët, afati për aplikimet, zgjat deri më 10 tetor

02.10.2020 11:03

Janë të hapur aaplikimet për studentët që do të aplikojnë për kupona prej 6,000...

Janë të hapur aplikimet për studentët që do të aplikojnë për kupona prej 6,000 denarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 
 
Mbështetja financiare ka për qëllim pagesën për regjistrim në një semester dhe akomodimin në konvikt ose strehim privat për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta. Studentët që zgjedhin opsionin e tretë duhet të kenë parasysh se do të duhet të paraqesin  një kontratë të noterizuar me pronarin, dhe kontrata duhet të raportohet në Zyrën e të Ardhurave Publike. Aplikimi për kuponat e kësaj mase, zgjat deri më 10 tetor.