Botë

Covid 19, Trump dhe Zonja e parë, rezultojnë pozitivë

02.10.2020 11:41

Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale, dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden....

Gati një muaj para zgjedhjeve presidenciale, dhe pak ditë para debatit të dytë me rivalin demokrat Joe Biden, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania rezultojnë pozitiv me Covid 19.Njoftimin e bëri vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë. 
 
74-vjeçari, i cili hyn në grupin me risk të lartë nga koronavirusi, iu nënshtrua testit pasi një prej bashkëpunëtoreve të tij të ngushta u infektua. Presidenti dhe Zonja e Parë janë në gjendje të mirë për momentin, dhe kanë planifikuar të qëndrojnë në banesën e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të thotë se Presidenti Tump  do të punojë pa ndërprerje, nga shtëpia. 
 
Mesazhi i presidentit se vendi po shënon progres në luftën kundër virusit, u minua nga infektimi i vetë atij. Rezultati pozitiv ndaj Covid 19, vjen vetëm  një javë pasi presidenti  u tha amerikanëve të mos shqetësohen, pasi virusi nuk rrezikon askënd përveç të moshuarve dhe atyre me probleme zemre. Gjatë kohës së izolimit të detyruar, aktivitetet elektorale do të anulohen dhe gjithashtu vihet në pikëpyetje debati i ardhshëm.