Botë
Mbledhja e dy qeverive, Podgorica për A2: Jo takime pompoze, s’jemi shtete fqinj por një komb
02.10.2020 12:04
Gëzim Podgorica, anëtar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë se Shqipëria e Kosova nuk kanë nevojë për mbledhje pompoze...

Gëzim Podgorica, anëtar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë se Shqipëria e Kosova nuk kanë nevojë për mbledhje pompoze, por për zbatimin e 51 marrëveshjeve paraprake të nënshkruara e që kanë ngecur.
“Nuk kemi nevojë për mbledhje të tilla plot pompozitet. Më e rëndësishme se marrëveshjet e sotme do të ishte një reflektim për marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, duhet kuptuar ngërçin ekzistues në 51 marrëveshjet e mëparshme. Ngarkesa politike dhe publike e këtyre shfaqjeve vetëm rëndojnë situatën, dhe marrëveshja mbetet më shumë në planin publik sesa në atë praktik. Nuk kuptohet pse duhen bërë kaq shumë memorandume mirëkuptimi kur mund të bëhet një memorandum unik me pikat kryesore nga ku do të rrjedhin marrëveshjet konkrete. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë vullneti, por sapo mbyllet kapitulli i një mbledhje, pra sapo qeveritë kthehen në zyrat e tyre, fillojnë e mendojnë për problematikat e tyre të ditës. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të vazhdojnë të mendojnë vetëm si vende fqinje, por si vende që duhen të integrohen brenda njëra tjetrës, hap ky që do të çojë më vonë në integrimin europian. Ky lloj integrimi duhet të rezultojë me lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe kapitaleve, dhe pas tyre e gjithë gjërat e tjera vijnë e relaksiohen.”,- deklaroi anëtari i Këshillit të Ambasadorëve, Gëzim Podgorica.
