Maqedoni
TVSH e ulët për energjinë elektrike, Zaev: Do ta shqyrtojmë, nuk dihet a do të pranohet
02.10.2020 12:28
Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 7.4% dhe ka një propozim për të ulur TVSH-në....

Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 7.4% dhe ka një propozim për të ulur TVSH-në për energjinë elektrike nga 18% sa është aktualisht, në 5 për qind, gjë që do të ishte lehtësim për qytetarët. Kryeministri, Zoran Zaev, thotë se propozimi do të merret në konsideratë, por nëse i njëjti do të pranohet, varet nga ajo që do të tregojnë llogaritjet.
"Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua personalisht. Por, unë jam kryeministër dhe duhet të mbajmë llogari e të shohim se çfarë do të thotë një vendim i tillë për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet e tij financiare dhe burimet e ndihmës për ekonominë. Ne do ta shqyrtojmë atë mundësi, do të bëjmë llogaritjet. Megjithatë, çdo ide, çdo rekomandim ia vlen të shqyrtohet me vëmendje, veçanërisht kur vjen nga institucionet evropiane, siç është Komuniteti i Energjisë. Unë besoj se shërbimet tona të ekspertëve në Qeveri, veçanërisht ministrat e ekonomisë, do ta shqyrtojnë këtë dhe do të formojnë një pozicion të përbashkët si qeveri.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
