Botë

Greqi/ Infektohen me Covid 114 punëtorë të një fabrike konservimi

02.10.2020 13:28

Një tjetër qendër masive me të infektuar nga Covid-19 është regjistruar...

Një tjetër qendër masive me të infektuar nga Covid-19 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Skidra, në qytezë pranë Selanikut.
 
Nga testet e kryera janë regjistruar 114 raste pozitive, punëtorë të një fabrike konservimi të frutave. Fabrika është mbyllur përkohësisht, duke zbatuar protokollin përkatës.
 
Ashtu si ditën e mërkurë edhe ditën e djeshme janë regjistruar mbi 400 raste të reja me Covid në Greqi, numrin më të madh e mban Athina dhe periferia e saj, ndërsa në Greqinë e Veriut është hera e parë që ndodh një shpërthim i tillë masiv i virusit.
 
Në Selanik gjendja është e stabilizuar, numri i përditshëm varjon nga 9-15 persona./Top Channel