Maqedoni
Komuna e Vevçanit: Shkolla fillore kërkon mësim me prani fizike
02.10.2020 16:21
Shkollës fillore në komunën e Vevçanit kërkon mësim me prani fizike...

Shkollës fillore në komunën e Vevçanit kërkon mësim me prani fizike. Drejtori i shkollës shpreh habi se pse Ministria nuk ua mori parasysh kërkesat që parashtruan më herët. Nga Shkolla Fillore "Strasho Pinxhur" thonë se shkolla e tyre i ka të gjitha kushtet e përshtatshme.
"Kushtet e punës në shkollë janë të mrekullueshme. Ne kemi 1400 m2 sipërfaqe të përdorshme. Të gjitha protokollet janë bërë, ne kemi organizuar, kemi siguruar gjithçka që është e nevojshme që mësimi të zhvillohet me prani fizike.",- deklaroi drejtori i Shkollës Fillore "Strasho Pinxhur", Zharko Leshoski.
Problemi më i madh në Vevçan është se nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën nuk kanë kompjuterë për të ndjekur mësimin në distancë. Prindërit kanë paralajmëruar protesta nëse nuk marrin leje për mësim me prani fizike.
“Ka prindër me 3 fëmijë në familje, kështu që po, këtu është problemi dhe revolta më e madhe. Ka zhgënjim tek fëmijët, me dëshirë të madhe prisnin të fillonin në shkollë me prani fizike.",-theksoi kryetarja e Këshillit të Prindërve, Zorica Poposka.
Mësim me prani fizike kanë kërkuar edhe disa shkolla fillore dhe shkollat e mesme në komunën e Strugës, ndërsa edhe kolegji privat “Yahya Kemal” protestoi kundër mësimit online.
ILMIJE ZHAKU
