Maqedoni

Zaev: Çështjet e identitetit i garanton marrëveshja.

02.10.2020 17:28

Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje që është në favor të të dyja palëve...

Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje që është në favor të të dyja palëve, prandaj dua të jem i kujdesshëm lidhur me kërkesat e Bullgarisë që lidhen me zgjidhjen e çështjeve që ka të bëjnë me Goce Dellçevin dhe gjuhën, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev. Ai shtoi se këto çështje historike do të duhet t’i shfrytëzojmë si potencial për avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. 
 
“Garancitë për çështjet e identitetit janë të vërtetuara me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bulgarinë, ndërsa ato janë gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas. Unë besoj se në të gjitha këto dokumente dhe komente të cilat nxirren janë vetëm dëshirë për zgjidhjen e këtij kapitulli të katërt historik apo figurës së gjashtë historike e cila mund të jetë një mundësi e shkëlqyer që të na bashkojë, afrojë dhe forcojë miqësinë.”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
VMRO-DPMNE: Diplomacia e paaftë sjell rezultate të tilla
 
Por, nga VMRO-DPMNE akuzojnë se diplomacia e paaftë e Zoran Zaevit po sjell rezultatet e këtilla, siç është miratimi i vendimit në Parlamentin bullgar që shpall Kirilin dhe Metodin arsimtarë bullgarë dhe 24 majin si ditën e tyre. 
 
“Diplomacia e paaftë e Zoran Zaev pa kurriz është një fenomen i njohur dhe sjell këtë lloj rezultatesh, sepse nuk ka konsensus kombëtar nga pala maqedonase për çështjet themelore të identitetit. Dihet që vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi janë arsimtarë sllavë që janë festuar ndër vite, me dekada nga e gjithë bota, prej nga buron shkrim-leximi dhe kjo është arsyeja pse ne nuk shohim hapësirë për diskutim.”,- theksoi Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. 
 
Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva, në një prononcim të saj ka deklaruar se akoma ka për t’u përmbushur nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë duke veçuar çështjen e gjuhës. Sipas saj, përpjekjet që Bullgaria të tregohet se po e mohon realitetin nuk janë të vërteta.
 
NAIM RAMADANI