Maqedoni

Qytetarët: Mësimi online shkaktoi harxhime shtesë

02.10.2020 17:47

Ky vit shkollor është krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara, pasi shumica e nxënësve të shkollave fillore...

Ky vit shkollor është krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara, pasi shumica e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të ndjekin mësimin online.
 
Kjo ndikoi që në fillim të vitit shkollor krahas nevojës që fëmijët të pajisen me çanta e fletore, të kenë nevojë edhe për kompjuter ose aparate tjera që mundësojnë ndjekjen e mësimit online.
 
Por, qytetarët e anketuar thonë se mësimi online ka shtuar shpenzime shtesë në buxhetin e tyre, sidomos në familjet që kanë nga dy e më shumë fëmijë në shkollë.
 
“Është mungesë e madhe sepse shumicë jemi papunësi, fukarallëk është në kulm, duhet të gjitha t’i blejmë, me çka?”,- theksoi një qytetar. 
 
“Kush ka kush nuk ka, kryesisht kanë çanta, por tani ka fletore, kanë harxhime ato.”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Shteti duhet të sigurojë, ama shteti ynë zor është t’i sigurojë. Nuk ka shans.”,- deklaroi një qytetar.  
 
“E çova mbesën në shkollë e kishin atë problem. Nuk kemi tha as llap-top as internet, me të vërtetë gjynah për fëmijët edhe ne prindërit kemi rënë në hall, po nuk kemi çka t’u bëjmë.”,- tha një qytetar. 
 
Qytetarët thonë se Ministria e Arsimit është dashur të mbajë llogari se një numër i madh i nxënësve nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online dhe të siguroheshin kompjuter që të gjithë nxënësit të mund të ndjekin mësimin online. 
 
GYLTENE SINANI