Maqedoni

Dimovski: Për evropianizim të vendit nevojiten reforma. Gashi: Nuk mund të kemi vizione të ndryshme për vendin

02.10.2020 18:10

Mundësia për fillimin e bisedimeve me BE-në veç më është paralajmëruar...

Mundësia për fillimin e bisedimeve me BE-në veç më është paralajmëruar, por që të bëhet europianizimi i vendit janë të nevojshme reforma të shumta dhe tejkalimi i sfidave, siç është sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i një standardi më të mirë ekonomik për të gjithë. Iniciativat e mira duhet të dalin nga Kuvendi, por sipas ish deputetit, Ilija Dimovski, Kuvendi për momentin e kryen mirë vetëm pjesën e ligjvënies. 
 
“Vendosja e Kuvendit nuk është se si funksionon në nivel ditor, por si është i përbërë. Mënyra se si zgjidhet Kuvendi, e kemi të njëjtin model që nga viti 2002. Kjo kritikë është e përgjithshme ndaj të gjitha partive politike, prandaj nuk është kritik ndaj ndonjërës partie konkrete. Sinqerisht mendoj që ka ardhur koha që në Maqedoninë seriozisht të mendohet për ndryshimin e modelit zgjedhor, një drejtim i ri që qytetarët të kenë pjesëmarrje më direkte në zgjedhjen e deputetëve.”,- tha ish deputeti, Ilija Dimovski.
 
Për ligje sipas vullnetit të qytetarëve angazhohet edhe kryetari i partisë Alternativa, njëherit edhe deputet, Afrim Gashi. Ai po ashtu thekson nevojën për kohezion multietnik. 
 
“Patjetër duhet edhe këtu ta hapim temën ndaj njëri-tjetrit. Nuk mund të kemi vizione të ndryshme për shtetin shqiptarët tjetër ndërsa maqedonasit tjetër, ashtu si edhe bashkësitë më të vogla.”,- theksoi deputeti, Afrim Gashi.
 
Gashi vlerëson se ashtu siç do t’i zgjidhim detyrat, ashtu do të ecim në drejtim të BE-së. 
 
SANIJE DURAKU