Basketboll

As një Kobe Bryant si ai i ditëve të tij më të mira nuk mund të bëjë asgjë për të evituar poshtërimin e Los Angeles Lakers në këtë fillim sezoni të NBA-s

05.11.2014 14:38

Ylli kalifornianëve zhvilloi një ndeshje të madhe duke na kujtuar edhe njëherë tjetër Bryantin...

Ylli kalifornianëve zhvilloi një ndeshje të madhe duke na kujtuar edhe njëherë tjetër Bryantin e dikurshëm por as kjo nuk mjaftoi që Lakersat të mos pësonin disfatën e pestë në po aq ndeshje.
 
Në "Staple Center" të Los Angelesit skuadra e drejtuar nga trajneri Byron Scott edhe pse zhvilloi paraqitjen më të mirë të sezonit nuk shkoi më shumë se një humbje me rezultatin 112-106 përballë Phoenix Suns.
 
Më i miri i ndeshjes ishte padyshim Kobe Bryant që realizoi 39 pikë, por as klasi i 36-vjecarit nga Philadelphia nuk mund të hedhë dritë në fund të tunelit për një skuadër që duket sikur tanimë i ka mbetur vetëm emri i madh dhe titujt e shumtë kampion që ka fituar në të shkuarën.
 
Vazhdon kështu forma e mirë e Phoenix Suns që siguroi fitoren e tretë në 4 ndeshje dhe këtë e arriti falë edhe lojës së mirë të dyshes Green-Morris që shënuan respektivisht 26 dhe 23 pikë secili.
Në sfidat e tjera të NBA-s spikat humbja e thellë e Cleveland Cavaliers.
 
Skuadra nga Ohio u mposht me rezultatin 101-82 nga Portland Trail Blazzers me mbretin LeBron James që zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta që nga mbërritja te Cleveland, duke realizuar vetëm 11 pikë. Vazhdon seria negative e Oklahoma City. Thunder u mposhtën edhe në ushëtimin e Kanadasë përballë Torontos me shifrat 100-88.
 
Një sukses me shumë peshë arriti edhe Houston Rockets. Teksanët fituan në Florida ndaj Miamit me rezultatin 108-91 falë lojës së shkëlqyer të dyshes Howard-Harden që realizuan respektivisht 26 dhe 25 pikë secili.