Maqedoni

UNT filloi vitin e ri akademik

02.10.2020 18:46

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi fillimin e vitin të ri akademik...

Ceremonia u mbajt me respektimin e e të gjitha protokolleve anti Covid. Gjenerata e pestë e 5 fakulteteve të UNT-së, u mirëprit në grupe të vogla në dy ditët e fundit, në dy objektet e universitetit.
 
Ora e parë akademike u mbajt me studentët e arkitekturës dhe ndërtimtarisë si bartës të simbolit për ndërtimin e të ardhmes. Rektori Pollozhani thotë se edhe përkundër pandemisë, UNT do të vazhdojë me realizimin e misionit të vet edhe në këto kushte specifike.  
 
“Detyra jonë e përbashkët është që jo vetëm ta tejkalojmë këtë sfidë, por gjeneratat e ardhshme t’i përgatisim edhe për sfida tjera, të llojeve të ndryshme, që mund t’i vijnë në të ardhmen. Përshtatja dinamike e studimeve për përgjigje adekuate dhe efektive në këtë situatë të imponuar do të jetë angazhimi ynë i përbashkët në periudhën që kemi para nesh.”,- tha rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani.
 
Studentët e rinj morën indekset dhe broshura informative për parandalim të përhapjes së Covid-19 në hapësirat e UNT-së.
 
SEDAT SELIMI