Maqedoni

Kumanovë, nxënësit sërish në protesta

02.10.2020 19:00

Nxënës të shkollave të mesme në Kumanovë sërish kanë protestuar kundër mësimit në distancë...

Ata sërish u tubuan para komunës së Kumanovës, ku përsëritën kërkesat e tyre për mësim të kombinuar online, por edhe me prezencë fizike.
 
“MASh po na detyron të protestojmë edhe në kushte pandemie, sigurisht se edhe për ne qe e vështirë të protestojmë, por ja që nuk kemi zgjidhje tjetër, kështu që kërkojmë nga MASh që sikurse u hapën dyert e kafeneve, të hapen edhe dyert e shkollave.”,- tha një nxënëse.
 
“Nëse MASh nuk merr vendim që t’i hapë shkollat, ne do të vazhdojmë të protestojmë, duam të hapen shkollat e jo kafenetë”,- tha një nxënëse.
 
Nxënësit paralajmëruan protestën e radhës për ditën e hënë për të vazhduar edhe gjatë tërë javës së ardhshme nëse MASh nuk përfill kërkesat e tyre.
 
FATLUM AQIFI