Botë
Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës, mbledhje të përbashkët në Tiranë
02.10.2020 19:48
Me moton “për një rajon pa kufij”, në Tiranë është mbajtur mbledhja e përbashkët e qeverisë mes Shqipërisë dhe Kosovës...

Me 14 marrëveshje të nënshkruara, mbledhja e radhës synoi që të afronte më tej dy vendet dhe rajonin në tërësi, duke u fokusuar tek tema e Shengenit rajonal.
Kryeministri, Edi Rama, tha gjatë konferencës për mediat, se synimi madhor i të dy vendeve është hapja e plotë e kufirit, e cila, sipas tij, mund të arrihej vetëm përmes bashkimit në mini-Shengenin rajonal. Me gjithë rezervat e tij për këtë çështje, kryeministri Avdullah Hoti u shpreh i gatshëm për t’u ulur në bisedime.
Një ndër pikat që u nënshkrua në marrëveshje është që Porti i Durrësit të jetë pikë e përbashkët tregtare. Ndërkaq, një pikë tjetër e marrëveshjes ishte dhe ndërtimi i një korridori digjital përmes teknologjisë.
LULJETA NDOKA
