Botë
Covid-19, në Shqipëri vetëm një viktimë, në Kosovë asnjë
02.10.2020 20:03
Është regjistruar vetëm një viktimë dhe 159 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri...

Është regjistruar vetëm një viktimë dhe 159 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë shëruar edhe 265 të infektuar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 8342 që nga fillimi i pandemisë.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19 një 75 vjeçar nga Tirana.”,- tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë me virusin e rëndë 42 qytetarë, ndërsa janë shëruar 54 të infektuar. Janë shëruar 54 pacientë dhe aktualisht janë 1347 raste aktive.
Ndërkohë, në Greqi konfirmohen 354 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19. Ndërsa në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur rreth 3 milion e 353 mijë persona, numri i të shëruarve rreth 23 milion e 892 mijë persona, ndërsa numri i të vdekurve ka tejkaluar një milion.
FARIJE DAUTI BAKIJU
