Reshje të mëdha të shiut në Francë, raportohet për 9 të zhdukur

03.10.2020 13:17

Nëntë persona u raportuan të zhdukur në zonën juglindore të Francës....

Nëntë persona u raportuan të zhdukur në zonën juglindore të Francës pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa 850 zjarrfikës u vunë në lëvizje të shtunën.

“Aktualisht nëntë persona gjenden të zhdukur, edhe tre të tjerë që nuk e dimë me saktësi”, tha shërbimi i zonës Alpes-Maritime.

Franca është goditur nga reshjet e mëdha kur stuhia Alex zbarkoi të enjten. Zonat më të prekura janë kryesisht Brittany në veri-perëndim dhe Cote d-Azar, në jug-lindje.

Sipas medieve të huaja, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme sikurse ndërprerje të energjisë elektrike. Disa shtëpi u shkatërruan ndërsa u shemb një urë në Saint-Martin-Vesubie.