Britani, mbi 42 mijë numri i viktimave nga “Covid-19”

03.10.2020 14:57

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën....

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani. Këto janë shifrat e publikuara nga zyra e statistikave.Ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 227 viktima.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar mbi 246 mijë ndërkohë që edhe numri i të shëruarve rritet nga dita në ditë.Aktualisht në gjendje kritike për jetën janë 1,559 persona.

Itali, “Covid-19”, shënon rritje të të infektuarve, 3266 vatra aktive

Edhe Italia shënon rritje të të infektuarve, Për të 9 javë radhazi. Autoritetet  shëndetësore kanë regjistruar 3266 vatra aktive virusi në nivel kombëtar e 909 më shumë se një javë më parë.

Ndërsa është reduktuar numri i rasteve të të infektuarve të ardhur nga jashtë kufijve italianë.

Mosha mesatare e të infektuarve është rreth 42 vjeç.

Donald Trump dërgohet në spital ushtarak

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është dërguar në spital, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID19. Derisa në momentet e para pas testit, Trump dhe Melanie thonin se janë mirë, presidenti amerikan është dashur që të transferohet drejt spitalit ushtarak“Walter Reed”.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, “mbetet i lodhur por në gjendje të mirë” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të vetme të një trajtimi që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit.